Nexhipi falënderon tifozët dhe Dritën, vendimi pas disa ditësh

Published on 11-07-2017

Nexhipi falënderon tifozët dhe Dritën, vendimi pas disa ditësh

Futbollisti mirënjohur, Nderim Nexhipi falënderon tifozët e Dritës për mbështetjen e dhënë gjatë kohës së kaluar në këtë klub. Ai ka thënë se ka qenë kënaqësi të jesh pjesë e Dritës, e cila i dha mundësinë të luaj në kampionatin e Kosovës. Idhulli i “Intelektualëve” ka theksuar se do të njoftoj për vendimin e tij përfundimtar.

„Duke parë parasysh se nëpër portale të ndryshme dita ditës po shkruhet në emrin tim informata e thashethëme, dua të them se në ditët në vazhdim do të tregoj vendimin tim. Ka qenë një kënaqësi e madhe për mua që Fc Drita ma dha mundësin të luaj në futbollin e Kosovës (në tjetër klub në KS nuk luaj). I Falënderoj ata dhe tifozërin e zjarrtë Fc Drita Intelektualët për përkrahjen që na kanë dhënë cdoherë dhe ju dëshiroj shumë suksese në sezonin e ri. Besoj që do të jenë në vendin ku e meriton kjo tifozëri e flaktë ta ketë ekipin ? #MeRespekt #NN11?“, ka shkruar Nexhipi në facebook.

Ndërkohë, po flitet se Nexhipi ka mundësi të kthehet në Superligën e Shqipërisë./lajm

Enjoyed this video?
Nexhipi falënderon tifozët dhe Dritën, vendimi pas disa ditësh
"No Thanks. Please Close This Box!"