Neymar këshillon Barcelonën: Ja cilin lojtar duhet të blejë

Published on 09-07-2017

Neymar ka ngritur zërin në mbështetje të mundësisë që shoku i tij brazilian Paulinho të shkojë te Barcelona.
28-vjeçari, aktualisht i impenjuar në kampionatin kinez me Guangzhou Evergrande, ka luajtur për herë të fundit në Europë me fanellën e Tottenham, nga ku u largua për 20 milionë euro në fillim të vitit 2017.

Paulinho ka treguar një formë të shkëlqyer në Kinë dhe ka mbajtur fort vendin te kombëtarja e Brazilit dhe paraqitje shumë të mira, çka ka bërë që gjigantët europianë, me në krye Barcelonën, të interesohen sërish për të.
“Unë uroj që Paulinho të firmosë për Barcelonën, – tha Neymar për “Sports”. – Ai është një mik i ngushtë për mua dhe një futbollist i madh, të gjithë do ta mirëpresim krahëhapur.

Ai ka shumë cilësi. Të gjithë mund ta dallojnë atë që është në gjendje të bëjë kur luan me Brazilin. Do t’ia këshilloja drejtuesve blerjen e tij”, tha ylli i katalanasve.

Paulinho ka shënuar 15 gola në 58 ndeshje të luajtura me Guangzhou Evergrande. Ai gjithashtu ka shënuar katër gola në shtatë ndeshje të luajtura me Brazilin në fushatën eliminatore të Kupës së Botës 2018.

auto_paulinjo1499628371

Enjoyed this video?
auto_neymar1499628368
"No Thanks. Please Close This Box!"