Nikollovski: Së shpejti përfundon pagesa e subvencioneve për vitin 2016

Published on 19-08-2017

Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave sot paralajmëroi se deri në fund të këtij muaji ose më së voni në fillimin e muajit të ardhshëm do të bëhet pagesa e plotë e subvencioneve bujqësore të vitit 2016

‘Gjatë dy muajve të kaluar e zhbllokuam këtë proces dhe ndaj bujqëve bëmë pagesën e subvencioneve me vlerë 60 milionë euro nëpërmjet programit për Përkrahje direkte financiare. Dje në llogaritë e bujqëve janë dorëzuar 5,7 milionë euro shtesë për shumë masa dhe kultura tjera në tërë territorin e shtetit’, tha ministri i bujqësisë Ljupço Nikollovski në konferencë për shtyp.

Ministri Nikollovski tha se pjesa e mbetur prej 10 milionë euro nga programi i vitit 2016 që janë në proces do të përfundojnë këtë muaj ose në fillim të shtatorit dhe shtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e ri të Agjencisë për ndihmë financiare në bujqësi për zgjidhje e problemeve të mbetura nga vitet 2012, 2013, 2014 dhe 2015 ku ka pagesa të pa përfunduara ose procese gjyqësore.

Enjoyed this video?
Ljupço-Nikollovski-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"