Nis fushata kundër Jonuz Musliut në Serbi, kërkohet arrestimi i tij për “Shqipërinë e Madhe”

Published on 24-04-2017

Nis fushata kundër Jonuz Musliut në Serbi, kërkohet arrestimi i tij për “Shqipërinë e Madhe”

Mediat në Serbi kanë nisur një fushatë të egër ndaj Jonus Musliut, kryetarit të Bujanocit pas deklaratave se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Prokuroria duhet të reagojë për deklaratën e Jonuz Musliut që bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës, që është krijim i Shqipërisë së Madhe, nuk do të kishte kuptim pa Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen”, shkruan “Blici” serb.

Sipas bashkëbiseduesve të kësaj gazete, është e papranueshme që një funksionar shtetëror, edhe pse në nivel lokal, ta ndaje vendin në të cilin jeton, transmeton lajmi.net.

Avokati Bozho Preleviq thotë se reagimi i tillë i kryetarit të Bujanocit është thirrje për reagim të institucioneve përgjegjëse.

“Ekziston tërësia territoriale e përcaktuar sipas Kushtetutës dhe ligjit. Ky është provokim i qëllimshëm, që dikush nga organet shtetërore të ndërmarr diçka, kështu që më pas Musliu të bëhet hero. Kështu që hapat e radhës duhet të bëhen me mençuri”, thotë Preleviq, i cili dikur ishte ministër i Policisë.

Sipas tij, Jonuz Musliu është njëri nga njerëzit më të përgjegjshëm për trazirat në jug të Serbisë në vitin 2000.

Enjoyed this video?
Nis fushata kundër Jonuz Musliut në Serbi, kërkohet arrestimi i tij për “Shqipërinë e Madhe”
"No Thanks. Please Close This Box!"