Nis ‘lufta’ në MAS, Ndreca letër Ramës: Ministrja e PD-së dhunë verbale ndaj punonjësve

Published on 29-06-2017

Pas përplasjes me Ministren teknike të Arsimit, Mirela Karabina, Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, ku e informon me shkeljet sipas ministres se PD-se.
Përplasja mes Ministres së Arsimit Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Plarent Ndreca, është përshkallëzuar pasi ky i fundit vijon të ushtrojë detyrën pavarësisht kërkesës së Ministres për pezullim. Në letrën drejtuar Ramës ai shkruan se ministrja e PD-së ka ushtuar dhunë verbale dhe psikologjike ndaj punonjësve.

Ndërsa, në një deklaratë për mediat gjatë ditës së djeshme, Karabina akuzoi Ndrecën se futet në ambientet e Ministrisë i shoqëruar nga njerëz të armatosur duke firmosur madje dhe tendera.

Nga ana tjetër Ndreca sqaron se kërkesa e Ministres për pezullimin e tij është nul, pasi është refuzuar nga DAP dhe ai vazhdon të ushtrojë detyrën e caktuar në bazë të ligjit. Karabina ka kërkuar pezullimin e Ndrecës nën pretendimin se ndaj tij ka një kallëzim penal për dëmtim të maturës shtetërore

Enjoyed this video?
karabina-ndreca-1024x666-655x356_1498730054-4024180
"No Thanks. Please Close This Box!"