Nisma kërkon që seanca konstituive të mbahet këtë javë

Published on 24-07-2017

Nisma kërkon që seanca konstituive të mbahet këtë javë

Përfaqësuesja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, në takim me presidentin Hashim Thaçi, ka thënë se kjo parti është e gatshme të marrë pjesë në seancën konstituive kurdo që ajo thirret.

Bajrami ka theksuar se do të ishte mirë që seanca të mbahej në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

“Kurdo që presidenti të vendosë që t’i japë një dritë jeshile administratës së Kuvendit për ta kryer këtë proces pajtohemi. Jemi në afat kohor të mirë dhe mbajtja e seancës do të ishte optimale për fund të kësaj jave”, ka thënë Bajrami.

Enjoyed this video?
Nisma kërkon që seanca konstituive të mbahet këtë javë
"No Thanks. Please Close This Box!"