Një kurs veror politik për Edi Ramën dhe Hashim Thaçin

Published on 04-04-2017

ediramahashimthaci

Shkruan:Ejup BERISHA

Ne Shqiptarët jemi të dobët në dy sfera shumë të rëndësishme të jetës shoqërore dhe atë në shkencë dhe në politikë. Në shkencë sepse nuk e duam mësimin dhe përtojmë të punojmë e hulumtojmë. Në këtë rast i kërkoj falje vetëm Ferid Muratit shkencëtarit shqiptar fituesit të çmimit Nobel për shkencë sepse ajo që u tha më lartë nuk vlen vetëm për të sepse Murati më demanton me punë dhe angazhim konkret shkencor për të cilin është shpërblyer me një mirnjohje prestigjioze ndërkombëtare siç është Nobeli. Por sa do që është i rëndësishëm kontributi i tij hulumtues shkencor populli din të thotë me një lule nuk të duhet pranvera. Ndërsa në politikë jemi të dobët sepse shumë shpesh nuk i kuptojmë situatat dhe rrethanat se kur duhet ta ndërmarrim ndonjë akcion apo veprim konkret dhe se si duhet ta promovojmë konkretisht një gjë të tillë. Ka rregulla procedura dhe standarde se si duhet të behet kjo. Politika me akte të ngutshme dhe kaotike sjell më shumë dëme dhe çrregulli se sa rregull dhe rend që sipas shkencës apo teorisë politike është një prej funksioneve dhe misioneve kryesore të politikës. Po ec e tregoju dhe shpjegoju një gjë të tillë politikanëve shqiptar. Platforma për bashkërenditjen e veprimeve të shqiptarëve ishte një domosdoshmëri e rrethanave dhe e kohës por moszgjedhja adekuate e vendit se ku të ratifikohet ne na solli shumë telashe. Dikush e hedh gurin por e fsheh dorën dhe askush nuk e merr vesh se kush e hodhi gurin. Të ne Shqiptarët patjetër duhet të behet zhurmë e madhe për çdo punë edhe më të voglën e lere më për punët e mëdha. I pyes publikisht inicuesit dhe nënshkruesit e Platformës se pse u prezantua jashtë vendit tonë më konkretisht në Tiranë kur është ide autentike vendore. A nuk mundën të gjitha aktivitetet rreth saj të bëhen në një qytet shqiptar në Maqedoni e të tillë ka shumë. Pse Shqiptarët nuk dinë të bëjnë politikë të fshehët ta kontraktojnë një aktivitetet apo të merren vesh për një çështje me Tiranën dhe Prishtinën dhe askush mos të kuptojë se çka ka ndodhur. Po jo duhet patjetër të bëhet transparente çdo gjë edhe ajo që duhet domosdoshmërisht të jetë e fshehët. Pse e bëjnë një gjë të tillë Politikanët shqiptar pra këta e bëjnë për patriotizëm për tu dëshmuar në publik se kinse ja ne çka jemi në gjendje të bëjmë për shqiptari. Po ama me një hap të vogël e të pamenduar mirë mund të devalvohet i gjith procesi me këtë rast duke I dhënë alibi palës tjetër se kinse ja Platforma është një dokument I imponuar nga Tirana zyrtare me tendencë për përzierje të saj në punët e brendshme të Maqedonisë. Ky vrapi pas famës dhe tendencës për tu dëshmuar se jemi shumë patriot dhe të përkushtuar ndaj shqiptarisë po na bën më shumë dëme sesa që po na sjell leverdi. Askush nuk mund të na bëj më shumë dëm se ne që mund ti bëjmë ne vetvetes. Me tendencën që të dëshmohen burrështetas dhe politikan shumë të medhej Edi Rama dhe Hashim Thaçi vet e sabotuan dhe devalvuan Platformën e shqiptarëve të Maqedonisë. Platforma mund të përgatitej dhe piqej në kuzhinat politike të Tiranës por duhej të servohej si recetë autentike e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni me qëllim të eliminimit të akuzave se ja kinse Platforma është dokument i imponuar nga jashtë nga një shtet i huaj. Pse të devalvohet një dokument që është domosdoshmëri e jona e kohës. I pyes publikisht Z. Edi Rama dhe Hashim Thaqi a e dinë definicionin e politikës dhe a e dinë se disa gjëra në politikë bëhen fshehët derisa nuk arrihet qëllimi i duhur dhe i parashtruar e ai është promovimi I Platformës si dokument I domosdoshëm për Shqiptarët e Maqedonisë. Un e di kundërshtarët e palës tjetër do të hidhnin dyshime nga më të ndryshmet por nuk do të kishin Alibi për dyshime të tilla siç i kanë tani Z. Rama dhe Z. Thaçi ju rekomandoj të shkoni e ta mësoni politikën apo mënyrat e zbatimit më efikas të saj për këtë qëllim rekomandoj që të organizohet një kurs veror për politikë ku dorë për dore do të shkonin të dy Rama dhe Thaçi si politikan më të dobët për momentin.

 

Enjoyed this video?
ediramahashimthaci
"No Thanks. Please Close This Box!"