Një milion fëmijë ikin nga Sudani Jugor

Published on 08-05-2017

Një milion fëmijë ikin nga Sudani Jugor

Më shumë se një milion fëmijë kanë ikur nga Sudani Jugor shkaku i eskalimit të konfliktit, thonë Kombet e Bashkuara.

Krizat e refugjatëve në Sudanit Jugor janë përshkruar si më brengosëset në botë nga një zyrtar i agjencisë së KB-së për refugjatë, Valentin Tapsoba-s, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kombi më i ri në botë është karakterizuar me luftë civile, që ka parë spastrimin etnik dhe një sërë barbarizmash që nga viti 2013.

E tëra filloi kur presidenti Salva Kiir e përjashtoi deputetin e tij Riek Machar, duke e akuzuar atë se ka planifikuar një puç.

Fëmijët e përbëjnë 62 përqindëshin e afro dy milionë personave që kanë ikur në vendet fqinje që prej se ka filuar lufta qytetare, sipas shifrave të fundit të Kombeve të Bashkuara.

Enjoyed this video?
Një milion fëmijë ikin nga Sudani Jugor
"No Thanks. Please Close This Box!"