Një sulmuesit i caktohet 8 ditë paraburgim shtëpiak, tjetrit i ndalohet të protestojë

Published on 07-05-2017

Deri tek Prokuroria Themelore Publike kanë arritur dy kallëzime penale të iniciuara nga Ministria e Punëve të Brendshme kundër dy personave për veprën penale: “Pjesëmarrje në turmë që do të bëjë vepër penale nga neni 385 nga Kodi Penal”, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore Publike, përcjell SHENJA.

“Për njërin person, prokurori publik përgjegjës pas grumbullimit të provave ka vërtetuar kualifikimin juridik. Duke pasur parasysh madhësinë e dokumentacionit medicinal për gjendjen shëndetësore të dyshuarit, prokurori publik i cili vepron me lëndën ka propozuar deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 përcaktimin e masës së përkujdesjes. Me Vendim të gjykatës, personit i është shqiptuar masa e përkujdesjes edhe atë: Ndalim për largim nga vendbanimi, Marrje të pasaportës, Ndalim për tu afruar në vendin ku mbahen protestat dhe ndalim për t’ju afruar personave që janë të dëmtuar në këtë rast.

Për personin tjetër për të cilin është iniciuar kallëzim penal, Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vlerësuar provat, tani për tani e ka pranuar kualifikimin juridik për vepër të bërë penale. Duke vlerësuar se ekzistojnë baza ligjore, prokurori përgjegjës deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka propozuar që t’ caktohet masa e sigurimit. Gjykata me Vendim të dyshuarit i caktoi masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 8 ditëve”, theksohet në komunikatën e PTHP-së, përcjell SHENJA.

Ata kanë shtuar se aktivitetet e Prokurorisë Themelore Publik për zbardhjen e ngjarjeve në Kuvend do të vazhdojnë. /SHENJA/

Enjoyed this video?
27prillKuvendi-640x427
"No Thanks. Please Close This Box!"