Nuhiu:Nuk do të sillemi si Vardari, por garën për titull do t’ia bëjmë më të vështirë

Published on 04-04-2017

fisnik nuhiu

Njëra prej ndeshjeve më interesante në javën e 25-të të Ligës së parë të Maqedonisë do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, në mes të Renovës dhe Vardarit.

Kjo përballje do të luhet të mërkurën me fillim prej orës 16:00, kurse do të gjykohet nga Dimitar Meckarovski me ndihmësit e tij, Dejan Nedelkovski dhe Goce Petreski, të gjithë nga Shkupi.
Xhepcishtasit nuk e kanë harruar incidentin në Shkup, kur u sulmuan nga lojtarët e Vardarit, por theksojnë se nuk do të sillen si ata, përkundrazi në terren do të përpiqen t’ia ndalin hovin atyre.

“Nuk mendojmë të sillemi si Vardari që u soll në ndeshjen e fundit, kur ndodhi edhe incidenti, sepse ne jemi nivel tjetër i kulturës dhe nuk mendojmë t’ju hakmerremi në atë mënyrë. Në terren do të japim gjithçka nga vetja që Vardarit t’ia bëjmë garën për titull sa më të vështirë. Pastaj edhe ne kemi nevojë për pikë. Pra, nuk bëhet fjalë për hakmarrje. Thjeshtë do të luajmë futboll ashtu siç dimë të luajmë kundër Vardarit në ndeshjet e fundit”, deklaroi për “Lajm”, kapiteni Fisnik Nuhiu.

“Nëse e tregojmë lojën tonë mendoj se kemi shumë gjasa të shkëpusim pikë në atë ndeshje”, shtoi ai.
Renova në këtë derbi do të jetë e hendikepuar pas Velinovin, për arsye kartonësh, dhe Emran Ramadanin e lënduar. Pas javës së 24-të, Vardari është lider me 56 pikë, kurse Renova e gjashta me 31 pikë./lajm

Enjoyed this video?
fisnik nuhiu
"No Thanks. Please Close This Box!"