“Nuk mund të vendosim në rrezik të ardhmen për interesat e huaja”

Published on 01-03-2017

erdogan

Presidenti Erdoğan ka mbajtur një fjalim në samitin e 13-të të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik që zhvillohet në kryeqytetin e Pakistanit.

ISLAMABAD (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Pavarësisht se popullsia e rajonit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (OBE) e cila në vitin 2015 ishte 6.2 për qind e popullsisë së botës, pjesa e saj në tregtinë botërore është vetëm 2 përqind. Fillimisht është kusht që të hedhim hapa që të rritet tregtia brenda rajonit. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të vendosim në zbatim Marrëveshjen e Tregtisë së Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik-ECOTA-n”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan ka mbajtur një fjalim në samitin e 13-të të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (OBE) që zhvillohet në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, duke uruar që samiti të jetë i dobishëm.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se në territorin afërsisht prej 8 milionë km katrorë të OBE-së ndodhet një popullsi prej më shumë se 400 milionë, Erdoğan, tha se “Kjo organizatë për të cilën krenohemi në të njëjtën kohë përfaqëson edhe vlerat tona të përbashkëta, historinë dhe vëllazërinë tonë. Takimi është një mundësi shumë e rëndësishme për të vërejtur tablonë e përgjithshme të organizatës, të bëjmë vlerësimet tona, të shikojmë mangësitë dhe të forcojmë vizionin tonë sipas kësaj.”

Ndër të tjera ai ka theksuar se shifrat aktuale tregojnë qartë se potenciali i organizatës nuk është vendosur në veprim mjaftueshëm.

“Fillimisht është kusht që të hedhim hapa që të rritet tregtia brenda rajonit. Iu bëj thirrje vendeve anëtare që të përmbushin kushtet e nevojshme për aktivizimin e këtij projekti. Në të njëjtën mënyrë për rritjen e tregtisë dhe kontakteve mes vendeve tona duhet të rritet cilësia e lidhjeve ajrore, tokësore dhe hekurudhore. Transporti tranzit, zbatimi efektiv i kuadrit të marrëveshjes do të ofrojë kontribut në formimin e korridore të transportit në të gjithë rajonin”, është shprehur Erdoğan.

“Duhet t’i kushtohet rëndësi energjisë për forcimin e OBE-së” 

Ndër të tjera Erdoğan ka vënë në dukje se Turqia në vitet e fundit ka vënë në zbatim një sërë projektesh të mëdha si Urën “Yavuz Sultan Selim” që lidh dy kontinentet, Azinë me Evropën, projektin Marmaray, tunelin Euroazia dhe urën Osmangazi, si dhe kanë për të zbatuar edhe projekte të tjera. Ai ka shtuar se këto investime secila prej tyre në të vërtetë përbëjnë versionin modern të “Rrugës së Mëndafshit”.

Duke theksuar se energjia është një prej fushave që duhet t’i kushtohet rëndësi për forcimin e mëtejshëm të OBE-së, presidenti Erdoğan ka vazhduar më tej është shprehur:

“Vendi im do të mundësojë mbështetje ndaj çdo iniciative që të do të jetë një element i rëndësishëm në bashkëpunimin tonë për këtë çështje. Sigurisht që duhet të përdorim efektivisht edhe sektorët e tjerë si bujqësinë, mjedisin dhe turizmin. I kushtojmë një rëndësi të madhe vizionit 2025. Kam besimin se ky vizion do të drejtojë për 10 vitet e ardhshme përpjekjet tona të bashkëpunimit. Duhet të forcojmë, zgjerojmë aktivitetet e Ekobank nga pikëpamja e projektit dhe financimit të tregtisë.”

Ndër të tjera duke theksuar se forcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare është i mundur me eliminimin e kërcënimeve për sigurinë dhe stabilitetin, Erdoğan është shprehur se “Çështja për të cilën dëshiroj të fokusohem është se, pavarësisht se ky është një takim i Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik, politika dhe qasja politike është ajo që vizaton kornizën kryesore të kësaj. Atëherë është e pamundur që të vendosim mënjanë politikën kryesisht teksa rritim hapat tonë në këtë bashkim vëllazëror. Për këtë arsye në këtë përpjekje politike solidariteti ynë me njëri-tjetrin ka një rëndësi të madhe.”

“Nuk mund të vendosim në rrezik të ardhmen tonë për interesat e elementëve të huaj”

Më tej presidenti Erdoğan duke tërhequr vëmendjen se është i nevojshëm të rritet solidarizimi dhe bashkëpunimi kundër çdo lloji të terrorizmit, tha se “Sot Turqia po kryen një luftë intensive me rrjetet e përgjakura terroriste si DEASH, FETO, PKK dhe PYD. Duhet ti largojmë nga rajoni ynë këto tufa vrasësish që nuk njohin asnjë vlerë, parim dhe moral dhe që masakrojnë njerëzit e pafajshëm. Për shkak të krimeve të këtyre organizatave terroriste nuk duhet të braktisim kurrë muslimanët, që të ndodhen nën fajësim. Duhet të jemi më të kujdesshëm kundër rendit që përpiqet të tërheqë rajonin tonë në konflikte me bazë etnike, sektare dhe në kaos. Nuk mund të vendosim në rrezik të ardhmen tonë për interesat e elementëve të huaj. Detyra jonë parësore është të ndalojmë gjakderdhjen në pozitat gjeografike vëllazërore si në Siri, Irak, Jemen dhe Libi, si dhe të fikim zjarrin nxitës në këto rajone.”

Enjoyed this video?
erdogan
"No Thanks. Please Close This Box!"