Numër i madh i shkurorëzimeve në Gostivar, ja sa ka pasur vetëm vjet

Published on 14-05-2017

Dukuria e shkurorëzimeve në rajonin e Gostivarit po merr përmasa shqetësuese dhe nga viti në vit shënon rritje enorme. Gjatë vitit 2016, sipas të dhënave të grumbulluara në Qendrën ndërkomunale për punë dhe politikë sociale në Gostivar, janë evidentuar gati 300 divorce, ndërkohë që rreth dyzet lëndë qëndrojë një hap para shkurorëzimit, shkruan gazeta KOHA.

Sipas evidencave zyrtare, nëse bëhet krahasim me vitin paraprak (2015), kur gjatë gjithë vitit janë regjistruar 280 divorce, duket se ky numër mbetet konstant.

Nga periudha e mëhershme kur çifti bashkëshortor dorëzonte procedurën për shkurorëzim, ekipi profesional në përbërje të pedagogut, psikologut dhe punëtorit social, fillonte procedurën e pajtimit. Ndërkaq tani, ata vijnë me vendime të prera dhe pa dashur të humbasin kohë me procedurën e pajtimit e kërkojnë vendim final, shkurorëzimin.

Muhamet Tahiri nga Qendra ndërkomunale për punë dhe politikë sociale në Gostivar, thotë se grup mosha e personave të cilët më së shumti shkurorëzohen është 24 deri në 35 vjet, mirëpo të dhënat tregojnë që edhe pas shumë vite martesë, çiftet zgjedhin të ndahen për të gjetur një jetë më të mirë, ndërkaq fëmijët janë ata që pësojnë më së rëndi këtë zgjedhje.

Sipas tij, edhe zgjedhjet individuale të të rinjve sot janë shpesh arsye për ndarje, por Tahiri thekson se zgjedhja individuale nënkupton edhe përgjegjësinë individuale. Ai thotë se numri i lëndëve të shkurorëzimeve nga të dhënat zyrtare që vijnë nga gjykata sa vjen e shtohet.

Enjoyed this video?
divorc-0514_1494753934-2788037
"No Thanks. Please Close This Box!"