Nxënësit e fshatit Gurishte (Kamenik) udhëtojnë 2 kilometra për të arritur në shkollë

Published on 01-02-2017

Nxenes

Fshati Gurishtë (Kamenik) në afërsi të Hasanbegut- Shkup, ende nuk ka shkollë fillore. Fshati numëron 250 shtëpi, rreth 10 mijë banorë. Nxënësit e këtij fshati në kushte të vështira detyrohen të kalojnë nga 2 kilometra për të arritur deri te shkolla “25 maji” në Hasanbeg, shkruan gazeta Lajm.

Lagjja e Hasanbegut ka afërsisht 10.000 banor, në afërsi të lagjes është edhe fshati Gurishte (Kamenik), fshat I cili numëron diku 250 shtëpi.

Këtë shqetësim për Gazetën Lajm e bëjnë të ditur banorë të këtij fshati. Prindërit janë të detyruar që fëmijët e tyre t’i regjistrojnë në shkollën “25 Maji” në Hasanbeg  që do të thotë se fëmijët e fshatit Kamnik janë të detyruar që për ç’do ditë të bëjnë nga 2 kilometra vajtje -ardhje pavarësisht kushteve klimatike është ftohtë,  bie borë, apo shi vetëm për të ndjekur mësimin.

Tani gjatë stinës së dimrit kur dielli perëndon më herët dhe dita është më e shkurtë, më shpejtë errësohet, prindërit janë të detyruar që të shkojnë e ti marrin me vetura, sepse shumica nga fëmijët që udhëtojnë janë të moshës së mitur dhe frikësohen nga errësira.

“Për çdo ditë fëmijët janë të detyruar të udhëtojnë deri në Hasanbeg që të ndjekin mësimet sepse në fshatin tonë nuk kemi shkollë. Thënë drejtë askush nuk po interesohet për ne dhe fëmijët tanë. Në të shumtën e rasteve fëmijët udhëtojnë vet por tani në stinën e dimrit ne duhet ti dërgojmë dhe ti marrim sepse bënë ftohtë po edhe në dimër dita është me e shkurtë dhe në kthim errësohet, ata frikësohen të kthehen” u shpreh Muhamed Deliu./lajm

Enjoyed this video?
Nxenes
"No Thanks. Please Close This Box!"