O Buzhala prape merresh me myslimanet

Published on 23-07-2017

Sulejman Mehazi

Ti këtë e bën me qëllim për t’u përmendur sa më shumë nëpër portalet e ndryshme shqiptare. Pasi intelegjanca juaj nuk e ka atë kapacitet përballjesh me probleme madhore politike, sociale e shoqërore, prandaj merresh me hixhabin(mbulesën) e grave myslimane. Sikur të mos ishin gratë fetare të mbuluara ti çfarë do shkruaje e kush do të njifte si opinionist, askush. Ti bre, zotëri Buzhala, duhet t’ju falenderohesh këtyre që të kanë bërë të popullarizuar; mos të ishin këto do ishe askushi e kurrkushi. Të dashur miq, Buzhala, hy në grupin e tē përgojuesve e të nënçmuesve, jo në grupin e qasjeve analitike të problemeve.

Sa lehtë, fol keq për myslimanët e bëhesh gazetar e opinionist i njohur, dhe një i thjesht të shkruante keq për mbulesën do bëhej i njohur si ti.

A më lejoni i nderuar Buzhala t’jua bëj disa pyetje të bukura?

Murgeshat a janë të mbuluara, po. Pse atëherë murgeshat e marrin sintagmën e bukur:”Motra të ndershme”, sllavisht(česna sestra), pse Nëna jonë e Shejtë Tereza është e mbuluar, pa më trego be Buzhalë mendjecekëti? A është e mundur që femrat e kishave apo manastireve të mos jenë të mbuluara njësoj si myslimanet. A mundet femrat fetare krishtere e myslimane të jenë të zbuluara e të mos e mbulojnë tërë trupin e bukur të tyre. A fare se mendon se ti nuk ofendon e nënçmon vetëm gratë e mbuluara myslimane, por edhe të Shejtën Nënë Terezë së bashku me munrgeshat e mbuluara me velo të zeza nëpër manastire, kisha e sinagoga. Bile, murgeshave s’ju lejohet të komunikojnë me burra, të shkojnë nëpër shitore për të blerë, të bëjnë ahenge nëpër dasma, të hanë e të pinë nëpër kafene e restorante luksoze përveç izolimeve titanike manastireske, kishtare e sinagogiane.

Një gjë duhet ditur, rregulli, ligji, misioni i të gjithave manastireve, kishave, sinagogave dhe xhamiave është mbulesa e trupit të magjishëm femëror. Prandaj mos tët’ interesojë se si vishen gratë e huaja, nuk e ke atë të drejtë, lene atë inatin e kosovarëve të pacipë, fare se mendon se burrat apo vëllezërit e grave të mbuluara mund tët’ japin dajak e “qotek” të fortë.

Na ke lodhur shumë, je bërë i neveritshëm, Berat.

Enjoyed this video?
Sulejman-Mehazi-750x388-696x360
"No Thanks. Please Close This Box!"