Oda e Kontabilistëve të Maqedonisë pret rezultate pozitive nga zbatimi i çmimores së re për veprimtari kontabiliste

Published on 31-05-2017

Oda e kontabilistëve pranë Lidhjës së Odave Ekonomike (LOE) vlerëson se hyrja në fuqi më 1 korrik e Çmimores së re të shumës së kompenzimit minimal për të kryer shërbime kontabiliteti do të ndikojë në rritjen e nivelit të veprimtarisë së kontabilitetit.

Sipas tyre, me çmimoren e re, personat që kryejnë veprimtari kontabiliteti dhe janë ilegalë, do të duhet që të rregullojnë statusin e tyre sipas ligjeve për ndalimin e kryerjes së shërbimeve të paregjistruara dhe për kryerje të veprimtarive kontabiliste.

Nga kjo Odë bëjnë të diturt se kanë realizuar disa aktivitete për përmirësimin e cilësisë së kryerjes së punëve të kontabilitetit me qëllim rregullimin e profesionit në fjalë dhe mbrojtjen e të gjitha palëve që kryejnë këtë veprimtari.

Enjoyed this video?
llogaritar-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"