Opera dhe baleti i Tiranës për shkaqe të sigurisë nuk do të jenë në Shkup

Published on 25-05-2017

Teatri kombëtar i operës dhe baletit në Shqipëri ka anuluar performancën e “Mbrëmjet e operas të majit” të caktuara për të dielën, për shkak arsyeve të sigurisë në Maqedoni, transmeton Lajmpress.

Nga Opera dhe baleti i Maqedonisë nuk konfirmojnë nëse ngjarja është anuluar, shkruan sdk.mk.

Ambasada e Shqipërisë në Maqedoni e ka konfirmuar lajmin, për sdk.mk. “Për arsye të sigurisë, që janë si rezultat i gjendjes në Shkup kohëve të fundit”, janë përgjigjur nga ambasada.

Drejtori i Operas dhe Baletit në Maqedoni, Igor Durllovski ishte njëri prej organizatorëve të protestave të dhunshme të 27 prillit në Kuvend dhe prijës i turmës së huliganëve.

Enjoyed this video?
Durlovski-Damovski-i-Betmen-650x443
"No Thanks. Please Close This Box!"