OSBE-ja organizon takim vjetor për procese gjyqësore në Maqedoni

Published on 24-04-2017

gjyq

Nga sot e deri në ditën e premte, në Shkup do të mbahet takimi vjetor për përcjelljen e proceseve gjyqësore, aktivitet që organizohet nga Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.

Juristë nga shtatë misione të OBSE-së dhe përfaqësues të 29 OJQ-ve nga rajoni i OSBE-së do të shkëmbejnë përvojat dhe do të flasin për sfidat që lidhen me përcjelljen e lëndëve të profilit të lartë gjyqësor dhe lëndët ku janë përfshirë grupe të ndjeshme, siç janë të miturit dhe pakicat kombëtare.

Enjoyed this video?
gjyq
"No Thanks. Please Close This Box!"