OSBE-ODIHR: Zgjedhjet, korrekte dhe demokratike

Published on 30-10-2017

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedonisë është zhvilluar kryesisht në atmosferë demokratike, por gjithshtu janë regjistruar edhe probleme si presione ndaj votuesve duke mos përjashtuar edhe blerjen e votës, kështu thuhet në vlerësimin e misionit vëzhgues OSBE-ODIHR për balotazhin e ditës së diel.

Përkundër kësaj, dita e zgjedhjeve është menaxhuar mirë dhe nxjerrja e rezultateve ka qenë efikase dhe transparente, vlerëson Auderey Glover, Ambasadore e OSBE-ODIHR. Sipas saj, në disa komuna janë vërejtur tensione jashtë vendvotimeve për shkak të prezencës së aktivistëve partiak, të cilët në disa raste ushtruan presion mbi votuesve, me çka në disa raste rezultoi edhe në blerjen e votave. Për KSHZ-në, ambasadorja Glover shtoi se ka përmirësuar transparencën ndërmjet dy rretheve zgjedhore, por komenti negativ ishte mos përditësimi i listës, si pasojë e së cilës votuesit e moshës 18 vjeçare dhe 900 të burgosur mbetën jashtë listës zgjedhore. Glover e komentoi si normale mbështetjen e kandidatëve të BDI-së nga LSDM, duke pasur parasysh se të njëtit bashkë qeverisin në nivel republikan.

Ndërsa akuzat e VMRO-DPMNE-së për dhunë, Ambasadorja e OSBE-ODIHR i quajti pretendime pasi që të njëjta nuk janë të vërtetuara ende nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Komisioni Shtetërorë Zgjedhor.

Enjoyed this video?
osbe_3
"No Thanks. Please Close This Box!"