Osmani dhe Dimitrov në Bruksel në mbledhjen e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim

Published on 18-07-2017

Zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë Bujar Osmani sot do të marrë pjesë në mbledhjen e trembëdhjetë të Këshillit për stabilizim dhe asocim (KSA) me të cilin do të udhëheqë ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov ndërsa bashkë-udhëheqës do të jetë nënkryetarja e Komisionit Evropian Federika Mogerini, ndërsa në mbledhje do të marrë pjesë edhe komesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han.
Në mbledhje zëvendës kryeministri Osmani pritet të elaborojë Planin 3-6-9, implemenitimin dhe efektet e tij si dhe të rikonfirmojë vullnetin e qeverisë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura politike për të mundësuar rihapjen e proceseve integruese.

Enjoyed this video?
parlamenti-europian-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"