Osmani: Këto ishin kërkesat e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës

Published on 19-07-2017

Gjatë dhënies së dëshmisë sot në gjykatë, i akuzuari si pjesëtar i grupit të armatosur, Sulejman Osmani, tha se kur është bërë organizimi për luftimet, që ka filluar që në vitin 2014, janë marrë vesh që të dalin me komunikata dhe fotografi të pjesëtarëve të veshur me uniforma të UÇK-së, me të cilat do të kërkonhin përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve.

Kishin paraparë tre kërkesa kryesore:

-Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe federalizimi i shtetit

-Zbardhja e rasteve të montura politike

-Referendum për themelimin e Republikës së Iliridës, e cila do të duhet të integrohej në strukturat e Bashkimit Evropian. /Shenja

Enjoyed this video?
Grupi-i-Kumanoves-foto-ilstr-780x439 (1)
"No Thanks. Please Close This Box!"