Osmani: Me VMRO-në u dakorduam për gjuhën, por jo edhe për PSP-në dhe Priben

Published on 04-02-2017

Bujar-Osmani-780x439-3-768x432

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një emision në televizionin Telma deklaroi se me VMRO-DPMNE-në janë dakorduar në gjithë pesë pikat të cilat BDI insiston, mes të cilave edhe përdorimi i gjuhës shqipe, por jo edhe në pikat të cilat kanë të bëjnë me rekomandimet e Pribes dhe punën e PSP-së.

“Dua të theksoj se në histori të Maqedonisë, për herë të parë nuk kemi dallime etnike me VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në. Nëse deri tani ka qenë në pyetje neni 5 i Kushtetutës, për përdorimin e gjuhës shqipe, ju them se nuk ka dallime në çështjet etnike”, deklaroi Osmani.

Ai gjithashtu tha se BDI do t’i jap nënshkrimet LSDM-së për të marrë mandatin, vetëm kur LSDM-ja do të bëjë marrëveshje me BDI-në.

Enjoyed this video?
Bujar-Osmani-780x439-3-768x432
"No Thanks. Please Close This Box!"