Osmani: Politika e VMRO-DPMNE-së nuk është aq antishqiptare

Published on 08-03-2017

bujarosmani

Për dallim prej shumicës së shqiptarëve, BDI nuk ka mendim të keq për politikat e VMRO-DPNE-së. Këtë e ka pranuar troç zëdhënësi i BDI-së dhe njëri ndër njerëzit më të afërt të Ali Ahmetit, Bujar Osmani në emision debativ “Analiza” në Tv 24.

Sipas Osmanit, (Pi-Ari) i VMRO-DPMNE-së në publik duket antishqiptar, e jo edhe politikat e tyre, transmeton Gazeta Lajm.

“Mendoj se nuk është në interes të VMRO-DPMNE-së ta rrisë anomizitetin ndaj elektoratit shqiptar. Mendoj se ai anomizitet që e propaguan, i goditi në kokë dhe se shumë shqiptarë votuan LSDM-në me çka u zvogëlua dallimi me VMRO-DPMNE-në. Jo për shkak se VMRO ndoshta në qeveri zbatonte politika esenciale antishqiptare, sepse ne e kemi përvojën edhe me LSDM-në edhe me VMRO-në, mirëpo Pi-Ari i tyre është i tillë që krijon anomizitet te shqiptarët…”, deklaroi Osmani.

“Kjo edhe juve ju goditi në kokë…”, ndërhyn gazetarja.

“Po pajtohem…”, shton Osmani.

Enjoyed this video?
bujarosmani
"No Thanks. Please Close This Box!"