Për shkak të intervenimeve të caktuara teknike nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve nga Saraji, Qendra, Çairi dhe Kisella Voda.

Nga ora 06:30 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Bojanë në Komunën Qendër, nga ora 08:30 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e një pjese të bulevardit “VMRO” nr.1 në Komunën Qendër, një pjesë e rr.”Otokar Kershovani” në Komunën Çair, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e një pjese të rr.”Hristo Tatarçev”, rrugët me numër 1, 7, 11 dhe 14, lokacione rreth stacionit të fundit të autobusit me numër 24 në Komunën Kisella Vodë,. nga ora 09:00 deri në orën 15:45, një pjesë e shfrytëzuesve në fshatin Bukoviq në Komunën Saraj, në kohëzgjatje nga ora 10:00 deri në orën 12:00, SHF “Faik Konica” në fshatin Radushë në Komunën Saraj.