Pa nënë dhe i braktisur nga i ati, 15 vjeçari që banon në podrum të xhamisë kërkon vetëm një kasollë të vogël

Published on 23-06-2017

Varfëria ka kapluar pothuajse çdo banor në vend, që mund ti shohim shumë shpesh nëpër ekranet televizive si dhe nëpër media të ndryshme.

Varfëria nuk mund të përballohet nga njerëz të rritur dhe të cilët punojnë, e ku më të përballohet nga fëmijë të mitur dhe të vetëm pa prind.

Këtë hall e ka kapluar Argjend Dërmakun, djaloshin 15 vjeçar nga fshati Llopat i Kumanovës, i cili tani më gati 10 vite po jeton rrugëve, ndërsa së fundmi është vendosur në një shtëpizë të vogël në oborrin e xhamisë së fshatit. Agjencia e lajmeve Zhurnal vizitoi edhe hapësirën ku ai jeton ku shihet se gjendja e hapësirës ku kalon natën vogëlushi është tmerruese.

Argjendi ishte braktisur nga babi që kur kishte lindur, dhe tani as nuk e njeh prindin e tij se kush është e as familjen e tij, ndërsa e ëma kishte ndëruar jetë para dy viteve. E ëma e Argjendit kishte qenë me sëmundje psiqike. Njashtu janë edhe të afërmit e Argjendit. Argjendi për tu ushqyer varet vetëm nga ndihmat të cilat ia ofron xhemati gjatë namazeve të xhumasë.

Bordi i kësaj xhamie në krye me imamin Ibraim Sulimanin, për ti dalë në ndihmë vogëlushit aq sa kishin mundësi, ia liruan një hapësirë të vogël në podrumin e xhamisë me qëllim që të mos kalojë natën rrugëve. Mirëpo kjo zgjidhje nuk është zgjidhje afatgjate dhe vogëlushi nuk mund të jetojë gjithnji në xhami.

Argjendi 15 vjeçar lutë të gjithë bamirësit që të zgjasin dorën aq sa kanë mundësi për t’i dalë në ndihmë që ti sigurojnë një kasollë të vogël që të mund të rritet në kushte më të mira, sepse kështu ai nuk ka fare të ardhme të mirë.

Përgjegjësinë për ndihmat e besimtarëve dhe bamirësve musliman e ka marrë imami i kësaj xhamie, Ibraim Sulimani, të cilin për informata shtesë mund ta kontaktoni në numrin 071-849-170.

Të gjithë ata që dëshirojnë, mund të ndihmojnë në Zhiro llogarinë e imamit të fshatit:

270-7000376421.57 – HalkBank

Enjoyed this video?
varferi-1-696x430
"No Thanks. Please Close This Box!"