Parandalohet vrasja e trefishtë në një lokal në Pogradec, kapen dy persona të armatosur

Published on 25-04-2017

Parandalohet vrasja e trefishtë në një lokal në Pogradec, kapen dy persona të armatosur

Parandalohet një vrasje e trefishë në Pogradec duke vënë në pranga dy persona.

Në orët e para të ditës së sotme Lorenc Kuqo, 35 vjeç banues në fshatin Rëmenj, me precedent të mëparshëm në krime kundër personit dhe N.M., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se mund të ishte bashkëpunëtor i tij, u arrestuan nga policia.

Prangosja e Kuqos, u bë pasi, pas disa konflikteve të mprehta me shtetasit L.T., dhe dy nipërit e tij shtetasit Dardi Maxhari, dhe E.Maxhari, raste të cilat janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga policia, ka patur si synim t’i vrasë këta të fundit.

Ndërhyrja në kohë e policisë gjatë ditës së sotme pas informacioneve të marra në rrugë operative, ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarje të rëndë.

Krimi siç bën me dije policia, ishte planifikuar të realizohej në një lokal, çka mund të rrezikonte jetën edhe të personave të tjerë frekuentues të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një armë tip automatik kallashnikov, një automjet tip “Volkswagen Passat”, një kapuç si maskë si edhe 5 telefona celularë.

Aktualisht vijojnë ende hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Noa.al mëson se konflikti është i mbartur, pasi në muajin shkurt, Lorenc Kuqo, 34 vjeç, ka shkuar me armë brenda në lokalin ku ndodhej Dardi Maxhari, 22 vjeç, duke i vendosur armën në kokë dhe e kërcënuar me jetë dhe ë pas e ka goditur me shkop bejsbolli. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Personat e përfshirë në konflikt, janë fis me njëri-tjetrin. Konflikti mes tyre ka nisur prej dy vitesh ndërsa Dardi Maxhari e ka denoncuar më herët Kuqon.

Enjoyed this video?
Parandalohet vrasja e trefishtë në një lokal në Pogradec, kapen dy persona të armatosur
"No Thanks. Please Close This Box!"