Partia e Gashit kërkon “kokat” e anëtarëve të shtabit policor që ka funksionuar kundër Besës dhe LSDM-së

Published on 03-05-2018

 

Lëvizja Besa kërkon emrat e anëtarëve të Shtabit të posa;ëm policor, që ka funksionuar gjatë kohës së qeverisjes VMRO-BDI, e që ka funksionuar kundër LSDM-së, Lëvizjes Besa, sektorit civil dhe mediumeve. Njëkohësisht nga partia e Gashit kërkojnë përgjegjësi dhe dënime për anëtarët e këtij shtabi, ekzistimin e të cilëve e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev, transmeton Gazeta Lajm.

“Nga ajo që dëgjuam është e qartë se ky shtab ka funksionuar në kundërshtim me ligjin. Shtabe të këtilla kanë ekzistuar gjatë komunizmit dhe gjatë regjimit të Millosheviqit. Para organeve të gjyqësisë duhet të dalin jo vetëm anëtarët e këtij shtabi, por edhe ideatorët dhe themeluesit e tij”, thonë nga Lëvizja Besa.

 

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev në intervistën e tij për Tv Telma, ka thënë se në kohën e qeverisë së kaluar ka pasur shtab të posaçëm në MPB-së që ka përcjellur LSDM-në, Lëvizjen Besa, si dhe shoqërinë civile.
“Në nivel të MPB-së dhe disa institucioneve tjera shtetërore është formuar shtab në atë kohë kundër LSDM-së, Besës, shoqatave qytetare dhe të tjerë, se gjoja ata paraqesin rerzik terrorist, dhe bëjnë organizim për shkatërrim të Maqedonisë, okupim të Maqedonisë dhe në atë mënyrë kanë filluar aktivitetet kundër partive, shoqatave qytetare dhe kundër mediumeve”, ka deklaruar Zaev, në emisionin e gazetarit Borjan Jovanoski.

 

 

Enjoyed this video?
????????????????????????????????????
"No Thanks. Please Close This Box!"