Partitë shqiptare i’a humbën shkëlqimin deklaratës së përbashkët

Published on 04-08-2017

Kreu i OVL-UÇK-së, Besim Hoda në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka deklaruar se platforma që nënshkruajtën partitë shqiptare ka humbur shkëlqimin dhe është nëpërkëmbur.

Sipas tij kjo platformë jo që ka humbur shkëlqimin, por u bë mollë sherri mes subjekteve politike shqiptare që nënshkruajtën të njejtën.

Hoda thotë se me këtë subjektet politike treguan mos-sinqeritetin e  tyre kur është në pyetje çështja kombëtare.

Ai shprehet se partitë politike përveç që i kanë bërë nënçmim kësaj platforme, ata bënë edhe një nënçmim tjetër, edhe atë Kryeministrit Edi Rama sepse kjo platformë ishte iniciativë e kahmotshme e politikës shqiptare.

“Fatkeqësisht them me plotë kuptimin e fjalës se i ka humbur gjithçka, bile e keqja është se jo vetëm se i humbi shkëlqimi por edhe u bë mollë sherri mes subjekteve politike shqiptare. Kjo edhe njëherë tregoi mos-sinqeritetin e subjekteve politike shqiptare kur është në pyetje çështja kombëtare edhe pse në këtë platformë përveç diskriminimit që ata po ia bëjnë shqiptarëve të Maqedonisë, këtu ka edhe një nënçmim që ata ia bëjnë Kryeministrit të gjithë shqiptarëve Edi Ramës, sepse duan apo sduan ta pranojnë ata, kjo platfromë ishte një iniciativë e kahmotshme e politikës shqiptare”, ka deklaruar Hoda duke shtuar se shkëlqimin e platformës e humbën vet partitë që e nënshkruajtën atë duke nënçmuar veprimin konkret të Qeverisë shqiptare.

“Them edhe njëherë, jo që u bë mollë sherri, jo që e humbi shkëlqimin totalisht, por nga ajo pritshmëria e vetme që ishte bashkimi i forcave politike shqiptare kur është në pyetje çështja kombëtare dhe mbrojtja e interesave madhore dhe veçanarisht në këto momente kur numrat si asnjëherë më parë konvenonin që të ndodhë kjo, fatkeqësisht u bë ofenduese për këtë turpërim të kësaj platforme dhe kësaj marrëveshje, dmth e humbën vetë partitë politike sepse të njejtat sot janë të përçara dhe mbi gjithash nënçmuan edhe veprimin konkret të Qeverisë shqiptare e cila si asnjëherë më parë ishte angazhuar që të bashkoj për të folur një gjuhë politika shqiptare në Maqedoni dhe ishte interes politik i gjithë shqiptarëve, veçanarisht popullatës shqiptare në Maqedoni për të ndërtuar një politikë të drejtë dhe politikë të njësuar realisht në gjithë hapsirat ku janë shqiptarët”, ka deklaruar për Zhurnal, kreu i OVL-UÇK Besim Hoda.

Enjoyed this video?
Deklarata-e-partive-shqiptare-700-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"