Pasi Vesel Memedi u zgjodh nënkryetar Kuvendi, partia e tij do ta humb postin e ministrit të pushtetit lokal?!  

Published on 21-02-2018

 

Kryetari dhe deputeti i RDK-së, Vesel Memedi u votua dje për nënkryetar të Kuvendit. Përveç Memedit, Kuvendi votoi për nënkryetarë edhe Frosina Remenskin dhe Goran Miskovskin.

Pas zgjedhjes së Vesel Memedit u paraqitën komente se partia e tij mund të futet në Librin e Ginesit për shkak të shumë posteve që ka arritur t’i marrë vetëm me një deputet.

Mirëpo burime qeveritare thonë për Gazetën Lajm se ky “luks” i RDK-së së Memedit nuk do të zgjasë shumë. Sipas tyre, së shpejti me kyçjen eventuale të Lëvizjes Besa dhe PDSH-së në qeveri, RDK-ja e Memedit do të humbë ministrinë e pushtetit lokal, që e udhëheq Suhejl Fazliu.

Përveç kësaj, RDK-ja pritet të humbë edhe disa drejtori të rëndësishme që udhëheq për momentin, kurse eventualisht mund të fitojë një post ministror pa resor. Në këtë mënyrë, prezenca e saj në ekzekutiv do të nivelizohet me peshën reale që ka kjo parti me një deputet.

Enjoyed this video?
vesel
"No Thanks. Please Close This Box!"