“Patriotët” i shpallin luftë Gruevskit

Published on 24-09-2017

Igor Jug i cili para tri ditëve u arrestua nga policia dhe i cili akuzohet për pjesëmarrje në turmë më 27 prill, që dhunshëm u futën në Kuvend dhe sulmuan fizikisht deputetët, mbrëmë doli me një status në rrjetet sociale ku thotë se Nikolla Gruevski e ka tradhëtuar atë.

Jug shprehet se ka vepruar në mënyrë patriotike, ndërsa për këtë nuk pranon përkrahjen nga partia dhe Gruevski. Mes tjerash ai shton se për Gruevskin ka rrahur njerëz, që ai të bëhetkryetar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa pas këtij rasti
Jug e porositi Gruevskin që për përkrahje tani të thirr Betmen dhe bandën e tij.

“Faleminderit që na e kurdise më 27 prill, faleminderit që na quajte dhunues, faleminderit që aspak nuk të erdhi keq që e dhamë jetën për ty, që u hodhëm në zjarr”, u shpreh Igor Jug përmes një statusi në Facebook.
Në lidhje me ketë Nikolla Srbov nga radhët e VMRO-DPMNE-së thotë se çdo simpatizues i VMRO-DPMNE-së mund të ketë qëndrime të cilat nuk përputhen me ato të partisë. Ai shton se deklarata e tij nuk mund të lidhet me atë që ka thënë për liderin e partisë Nikolla Gruevski.

“Në rradhët e VMRO-DPMNE-së ashtu sikur në çdo parti politike, ekzistojnë njerëz me bindje të ndryshme dhe ndonjëherë këto nuk përputhen me partinë. Të njëjtët njerëz veprojnë ndryshe dhe kryejnë veprime të cilat nuk janë në përputhje me partinë”, u shpreh Nikolla Srbov, VMRO-DPMNE.

Enjoyed this video?
patriot
"No Thanks. Please Close This Box!"