PDSH, Analistët: Reformat të domosdoshme për rimëkëmbjen

Published on 19-01-2017

3MenduhThaci

Humbja e thellë që pësoi PDSH-ja në zgjedhjet e 11 dhjetorit përbën test për këtë parti nëse do të mund të mbijetojë në skenën politike. Njohësi i çështjeve politike Alajdin Demiri vlerëson se reformimi i partisë është i domosdoshëm por shprehet skeptik se Manduh Thaçi do të largohet nga partia pasi sipas tij kryetari i ri i partisë do të dirigjohet nga Thaçi.

  Rezultatet e fundit të zgjedhjeve në një mënyrë e ç’bëjnë PDSH-në dhe tash do të jetë ajo pjesë e mbijetesës, a do të mund të mbijetojë. Tërheqja e Thaçit, mendoj se ajo ishte një moment i dobësisë, kur ai deklaroi se do të tërhiqet në realitet ajo do të jetë një tërheqje strategjike, ku realisht ai përsëri do ta udhëheqë partinë, por formalisht do të venë dikën që do të bëhet lider njeri që do të telekomandohet – tha analisti Alajdin Demiri.

Demiri madje thotë se pikërisht Menduh Thaçi është pengesa kryesore që pamundëson bashkëpunimin e PDSH-se me partitë e tjera përfshirë LR PDSH-në e Ziadin Selës .

 Të pamundura janë këto koalicionime sepse pengesa e vetme e këtij koalicionimi është vetëm zoti Thaçi. Prandaj nuk ka sens që të bashkëpunohet ose të koalicionohet me një njeri i cili tërë jetën e ka pengu dhe koncepti i tij është i këtillë që të mund të bashkëpunoj – shtoi Alajdin Demiri.

Kuvendi qendror i PDSH-së javën e ardhshme do të mbaj mbledhje ku pritet të vendoset për datën e Kongresit të jashtëzakonshëm në të cilin do të merret vendim se cili kandidat do të jetë pasardhësi i Menduh Thaçit në funksionin kryetar të partisë. Ndërkohë si emra të mundshëm për të marr timonin e PDSH-së, përmenden ish deputeti Ymer Aliu, nënkryetari i partisë Bardhyl Dauti dhe drejtuesi i komunës së Studeniçanit Azem Sadiku.

Enjoyed this video?
3MenduhThaci
"No Thanks. Please Close This Box!"