Pensione, banesa dhe shkollim falas për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së në Maqedoni (Video)21:48

  • 442 views
Published on 17-02-2017

Emisioni InBox debativ në Lajm Tv kësaj radhe vjen në format ndryshe. Temë ekskluzive e këtij emisioni është statusi ende i pazgjidhur i ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ne 16 vjetorin e fillimit të luftës së vitit 2001, ish eprori i UÇK-së, Azbi Nuredini ka përgatitur një propozim ligj për statusin e UÇK-së.

Në kuadër të emisionit InBox Debativ  në LajmTV, kësaj radhe zhvilluam një intervistë me z. Nuredinin për t’i sqaruar më në detaje beneficionet që sjell ky ligj, nëse kalon në Kuvendin e Maqedonisë.

Propozimi para ca kohe ka filluar  tu prezantohet edhe ish pjesëtarëve të UÇK-së. Për të marrë vlerësimin e tyre lidhur me propozim ligjin, në kuadër të emisonit kemi zhvilluar një intervistë edhe me ish ushtarin e UÇK-së në Kosovë dhe Maqedoni, kumanovarin Sefedin Rexhepi./LajmTV/

 

 

Enjoyed this video?
maxresdefault-10
"No Thanks. Please Close This Box!"