“Për fat të keq, pas 16 viteve nga nënshkrimi i MO, gjuha shqipe ende nuk është zyrtare, edhe pse MO-ja e parashihte si të tillë”

Published on 07-09-2017

“Edhe pas 16 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën parashihej zyrtarizimi i gjuhës shqipe, ajo ende mbetet çështje e hapur”, tha deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, në fjalimin përfundimtar gjatë diskutimit për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Me vetë këtë disktutimin e sotshëm shohim se gjuha shqipe nuk është zyrtare. Nuk shohim shpresë se ky propozim-ligj do ta bëj atë. Për fat të keq, pas 16 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila parashihte që gjuha shqipe të trajtohet si zyrtare, ne akoma debatojmë për këtë çështje. Zyrtarizimi i gjuhës shqipe akoma është çështje e hapur, ndërsa edhe në të ardhmen do të jetë ashtu”, tha Zendeli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fjalime përfundimtare për propozim-ligjin në Komisionin për çështje evropiane do të kenë edhe koordinatorët e grupeve të deputetëve të BDI-së, LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së.

Pas fjalimeve të tyre nuk është paraparë të ketë replika, ndërsa më pas pritet që të votohet nga ana e deputetëve.

Enjoyed this video?
Fadil-Zendeli-Kuvend-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"