Për rrugë më të mira, Komuna e Dibrës do të shpenzojë 120 milionë denarë

Published on 01-03-2017

Komuna-e-Dibres-rruget-780x439-768x432

Komuna e Dibrës këtë vit planifikon të shpenzojë 120 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës, në pajtueshmëri me Programin për ndërtim, riparim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve lokale dhe rrugëve.

Sipas Petrit Paçuku, me programin janë paraparë ndërtimi i rrugëve lokale në shumë fshatëra, për të cilat janë paraparë mjete deri 300 mijë deri 4.2 milionë denarë.

Financimet planifikohen të sigurohen nga Ndërmarrja publike për mbajtjen e rrugëve Shkup, 15 milionë denarë, participim (komuna dhe banorët) 50 milionë denarë, Agjencia për zhvillim paralel të Maqedonisë 25 milionë denarë dhe nga donacionet 30 milionë denarë.

Enjoyed this video?
Komuna-e-Dibres-rruget-780x439-768x432
"No Thanks. Please Close This Box!"