Përbindëshi ‘Balena Blu’, këshilla që mund t’iu shpëtojnë jetën fëmijëve tuaj

Published on 15-06-2017

Balena Blu” është një nga lojërat më të rrezikshme, e cila ka marrë jetën e disa fëmijëve nëpër botë.

Loja gjurmon fëmijë të moshave të vogla dhe adoleshentë, dhe në fund shumë prej tyre përfundojnë duke vrarë veten. Qëllimi i lojës  është që të bindë adoleshentë të brishtë psikologjikisht të kryejnë vetëvrasje si pjesë e një loje me një seri sfidash, ku e fundit është edhe më fatalja. Kjo lojë ka shkaktuar 130 vetëvrasje në Rusi dhe policia raporton se po përhapet edhe në perëndim.

Loja e quajtur “Balena Blu”, është një media sociale online, administratorët e secilës vendosin sfida të ndryshme për përdoruesit të cilat zgjasin për 50 ditë. Këto sfida janë të shumëllojshme që nga dëmtimi i vetvetes, të parit të filmave horror, qëndrimit zgjuar deri në mëngjes, por me kalimin e kohës ato bëhen edhe më të rrezikshme. Por, prej disa ditësh ne mediat shqiptare raportohet se shumë fëmijë shqiptarë janë njohur tashme me lojen dhe janë përfshirë në disa nivele. Rasti i parë ishte ai i një vajze 12-vjeçare në Gjirokastër ku kjo e fundit ka shfaqur shenja agresiviteti dhe më pas shokët e shoqet e saj kanë vënë në dijeni mësuesit për sjelljen e çuditshme të vajzës.

Pas Gjirokastres edhe femijet ne Shkoder perfshihen ne lojen e rrezikshme”Balena Blu” e cila i çon ata deri ne vetevrasje. Gjatë kungimit te 70 femijeve ne katedralen “Shen Stjefni” ne Shkoder, famullitari dom Artur Jaku tregoi se eshte njohur me 3 raste te femijeve te perfshire ne lojen vdekjeprurese “Balena Blu”…

Personi  që e krijoi këtë lojë është një 21- vjeçar rus. Pak kohë më parë, Philip Budeikin deklaroi se objektivi ishin pikërisht fëmijët, të cilët i quajti “mbetje biologjike” dhe pretendoi se po “pastronte shoqërinë”. Aktualisht ai ndodhet në burg pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes të paktën 16 vajza të reja në Rusi.  Ndërkohë që një ditë më parë, “Administratori” i kësaj loje të sëmurë vetëvrasëse me emrin “Balena Blu” është gjetur nga policia në Moskës. Dhe ai dyshohet se kishte më shumë se 30 nxënës nën magjinë e tij.

Por, si funksionon loja? 

Një person i quajtur kurator, kontakton fëmijët e moshave të vogla nëpërmjet rrjeteve sociale dhe i fton të bëhen pjesë e lojës. Loja konsiston në sfida makabre, të paimagjinueshme për fëmijë të atyre moshave por as për të rritur. Sfidat konsistojnë në prerjen e krahëve për të vizatuar një balenë, zgjimi në orën 4:20 të mëngjesit për të parë video të frikshme të cilat i dërgon kuratori, dëgjimi i muzikës depresive, dhe në fund sfida finale e cila konsiston në hedhjen nga një ndërtesë e lartë. Fëmijët janë një preh e lehtë për mendjen e sëmurë të personave që e kanë krijuar këtë lojë. Ekspertë nga e gjithë bota bëjnë thirrje të vazhdueshme për prindërit që të tregojnë kujdes maksimal dhe të kontrollojnë kohën që kalon fëmija në internet.

Si mund ta dini nëse fëmija juaj po luan me këtë lojë?

Nëse vini re sjellje të pazakonta te fëmija, si për shembull të zgjohet çdo ditë shumë më herët se zakonisht, të mbulojë krahët (për të fshehur shenjat e prerjeve), të dëgjojë muzikë depresive dhe të mos flasë me askënd për një ditë të tërë, kini kujdes sepse mund të tregojnë se është përfshirë në sfidën vdekjeprurëse.

Pra, duhet të keni shumë kujdes në vazhdim, kur i lejoni fëmijët tuaj të luajnë lojëra të ndryshme në pajisjet teknologjike, sepse kjo lojë mund t’iu kushtojë me jetë atyre

Si ti mbroni fëmijët nga kjo lojë?

Kërkuesit, aplikacionet, webfaqet dhe gjithçka tjetër duhet të jetë direkt e kontrolluar nga prindërit para se të përdoret nga fëmijët dhe kjo duhet të ndodhë vazhdimisht, pasi sfida thuhet se fillon dhe zhvillohet shumë shpejt e mund të përfundoj në tragjedi.

Enjoyed this video?
balena-1-750x430
"No Thanks. Please Close This Box!"