“Përfaqësimi i denjë i gruas shqiptare në pozitat udhëheqëse në shoqëri”

Published on 23-06-2017

Në organizim të Shoqatës për të drejtat njerëzore të grave ,,BESA 2003,,Kumanovë profesoreshës universitare Gjyla Qeliku dhe studentët e Kumanovës, dje është mbajtur tribunë me temë: “Përfaqësimi i denjë i gruas shqiptare në pozitat udhëheqëse në shoqëri”, ndërsa paneliste ishin Prof. Gjyla Qeliku, prof. Ferdeze Sulejmani, dr, Teuta Ajeti dhe studentët Ilir Xhemaili dhe Rijad Mamuti. Tribuna ishte e pasuruar edhe me prezentimin e këngëve dhe valleve popullore nga SHKA ,, Bajram Shabani ,,Kumanovë”.

Zonja Ferdeze Sulejmani në fjalimin e saj theksoi pozitën e grave në dy ciklet e fundit zgjedhore që fatkeqësisht në vend se të rritet numri i grave ai është në rënje , poashtu edhe përfaqësimi i grave në vendet udhëheqëse dhe në ekzekutiv është në nivelin më të ulët. Bëhet pyetja çfarë duhet të bëjmë ?
Vendin që na takon ne gratë duhet ta merrim vetë duke u angazhuar aktivisht në këshillat komunale të partive politike dhe sigursht se kështu do të zëmë vendin tonë në shoqëri. Kuotat e vendosura prej 40% femra të rrespektohen në të gjitha nivelet ,femra të mos llogaritet vetëm si votë por edhe si vlerë .Një grua agazhohet njëkohësisht për fëmijët ,familjen ,punën dhe detyrën e marrë për shtetin e vet.
E po kështu jemi ne gratë ,ne mundemi ti bëjmë të gjitha këto punë ,mundemi edhe të udhëheqim shtetin ,deshët apo nuk deshët një ditë do e kuptoni !

Zonja Teuta Ajeti tha: “Neve na mungojnë iniciativa të këtilla si kjo. Është e pakuptimtë për një periudhë kaq të gjatë të flitet për mospërfshirjen e grave në institucione udhëheqëse. Ne si gra dhe si burra duhet të bashkëveprojmë për të bërë ndryshime pozitive për gjeneratat e ardhëshme. Nuk mund të paramendoj një shoqëri demokratike pa pjesmarrjen e barabartë të dyja gjinive.Kush po e bënë këtë pabarazi ,baballarët tonë, partnerët tonë , fëmijët tonë që i kemi rritur dhe edukuar. Ju të rinjtë duhet të jeni bashkë dhe dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm për të bërë ndryshime”.

Ndërkaq, në fund të pranishmëve iu drejtua Gjyla Qeliku e cila theksoi: “Unë kam bërë diçka për Kumanovën heroike nëpërmjet studentëve të mi me të cilët krenohem. Falemderoj pjesmarrësit për përkrahjen e dhënë në tribunë. Kërkoj që njerëzit dhe politikanët të dëgjojnë zërin e gruas sepse në shumë takime që kemi bërë takova shumë gra të pakënaqura dhe ne duhet të punojmë për përmirësimin e gjendjes së saj në shoqëri. Gruaja nuk vret ,nuk korruptohet.Ajo dinë të rritë dhe edukojë fëmijë, të mbajë familjen edhe pse Zoti nuk na ka falë fuqinë fizike ajo dinë ti bëjë të gjitha punët por dinë të bëjë edhe politikën. Ne kemi përkrahjen nga shumë ambasada të huaja.Dhe këtu në Kumanovë gjeta shumë heroina që luftojnë për pozitën e grave në shoqëri .Prandaj porosis partitë politike inkuadroni njerëz të rinjë në radhët tuaja Kumanova ka vlera mos e leni pas dore sepse ja kemi borxh Kumanovës përfundoi ajo.
Studentët Ilir Xhemaili dhe Riad Mamuti dhanë përkrahjen e fortë për iniciativa të këtilla dhe se do të kontribojnë për zhvillimin e një shoqërie demokratike të barabartë për të dyja gjinitë”./Almakos

Enjoyed this video?
112
"No Thanks. Please Close This Box!"