Përgjimet në seancën e radhës të Kushtetueses

Published on 25-09-2017

Gjykata Kushtetuese të mërkurën duhet të vendos nëse policia sekrete mund të përgjojë përmes operatorëve të telekomunikimeve. Në seancën e korrikut, gjykatësit kushtetues pranuan nismën për ndryshimin e ligjit që e mundëson këtë. Pjesa më e madhe e tyre u shprehën se ligji i DSK-së ia mundëson pa kontroll të ndjek komunikimet e qytetarëve përmes operatorëve celular. Me ndryshimin e ligjit për komunikime elektronike në vitin 2014-të, operatorëve iu imponua obligimi që vet të sigurojnë dhe mirëmbajnë pajisjen e përgjimit. Ndryshe, puna e DSK-së ashpër u kritikua edhe në raportin e dytë të Pribes.

Enjoyed this video?
ustaven
"No Thanks. Please Close This Box!"