Personat që nxitën dhunën e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë ende shëtiten të lirë

Published on 04-06-2017

Përderisa policia vazhdon të sanksionojë pjesëtarë të saj për mos intervenim në Kuvend natën e dhunshme të 27 prillit, Prokuroria Publike akoma nuk kanë filluar hetime ndaj organizatorëve të protestës “Për Maqedoni të përbashkët”. Bogdan Ilievski, njëri nga organizatorët  e protestës konfirmoi për Alsat M se akoma nuk është ftuar as nga Gjykata e as nga Prokuroria.

Deri tani me hetimin e kontrollit të brendshëm të MPB-së janë suspenduar 24 policë dhe kundër 31 tjerëve janë iniciuar masa disiplinore. Nuk ka polic të suspenduar që ka qenë pjesë e shtabit operativ, i cili nën udhëheqjen e drejtorit të Byrosë për siguri Publike, Mitko Çavkov, lejoi dhunuesit të rrahin deputetë.

Për zhvillimet e 27 prillit në Kuvend, Prokuroria Publike procedoi nëntë padi penale për pjesëmarrje në turmë. Të gjithë të dyshuarit u dënuan vetëm me kusht. Vetëm ndaj dy të dyshuarve prokuroria ka iniciuar padi penale nën dyshimet se kanë kryer vepër penale tentim për vrasje ndaj kreut të LR PDSH-së Zijadin Sela. Dy të dyshuarit, Kire dhe Cane Gjorgjievski gjenden në paraburgim.

Enjoyed this video?
n-640x300-480x225
"No Thanks. Please Close This Box!"