Pioli drejt largimit nga Interi

Published on 11-04-2017

Pioli drejt largimit nga Interi

Interi kërkon një trajner të madh.  A do të qëndrojë apo jo Stefano Pioli në krye të stolit zikaltër edhe për sezonin e ardhshëm, kjo është një pyetje që është ngritur shpesh kohët e fundit, por  që nuk mundesh dot ti japësh një përgjigje.

Dyshimet janë të shumta, gjithsesi  nga ana tjetër projektet e Sunning për Interin e së ardhmes janë shumë ambicioze dhe familja Zhang është duke vështruar rreth e qark nëse ndonjë emër i madh i botës së trajnerëve është i disponueshëm. Konfirmimi i vetëm është se Pioli do të largohet nëse afrohet  një teknik i një niveli të lart.

Lista e kanditaturave është e gjatë dhe në krye të saj qëndron Antonio Conte, i cili për momentin ka deklaruar se kërkon të fitojë Premier League-n me “Blutë e Londrës” e më pas do të diskutojë me presidentin Roman Abramovich, për të kuptuar se kush janë planet e tij, në Champions League, përsa i përket të ardhmes ai ka deklaruar se do të qëndrojë në Londër.  Emri i dyte është ai i Diego Simeone, një ish-futbollist zikaltër dhe që me shumë gjasa  ky është sezoni i tij fundit si trajner i Atletico Madrid.

Në disa raste El Cholo e ka lënë të hapur transferimin te zikaltërit. Jose Mourinho ka lënë gjurmë të thella tek Interi e pa diskutim edhe ai nuk mund mbetet jashtë kësaj liste. Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola janë të fundit që mbyllin listën e dëshirave. Kanditatura ideale këto, për të ringritur skuadrën në nivelet e dikurshme, por pavarësisht kësaj misioni për të transferuar njërin prej tyre, duket më shumë se i vështirë.

Enjoyed this video?
Pioli drejt largimit nga Interi
"No Thanks. Please Close This Box!"