Pjesmarrësit në zgjedhjet lokale obligohen të dorëzojnë raport financiar në KSHZ

Published on 05-10-2017

Nga afati i caktuar, partitë politike janë të kushtëzuara të hapin xhiro-llogari për zgjedhjet, dhe më së voni deri sot duhet të sjellin edhe raport të specifikuar për të hyrat dhe të dalurat, për gjysmën e parë të kampanjës, transmeton Zhurnal

Pjesmarrësit në zgjedhjet lokale janë të obliguar që dhjetë ditët e para të kampanjës, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, Komisionin shtetëror për Revizionin dhe deri tek Komisioni për parandalimin e korrupsionit, të dorëzojnë raporte për shpenzimet që i kanë pasur deri më tani.

Pjesmarrësit në zgjedhjet lokale janë to obliguar që nga data 14 tetor, të dorëzojnë edhe raportin e dytë të shpenzimeve në kampanjë.

Edhe tridhjetë ditë, edhe pas mbylljes së kësaj llogarie, partitë duhet që të sjellin edhe raport përfundimtar dhe ta publikojnë në ueb-faqen e tyre zyrtare./Gazeta Express/

 

Enjoyed this video?
zgjedhjet-lokale_1507202946-618210
"No Thanks. Please Close This Box!"