PLD kërkon që partitë të mos ushtrojnë presion ndaj KSHZ-së

Published on 15-12-2016

13

Partitë politike të cilat morën pjesë në procesin zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk duhet të ushtrojnë presion ndaj punës së Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ka bërë me dije Partia Liberale Demokratike.

“Anëtarët e KSHZ-së mos të bihen në preh ndikimeve politike dhe shtypjeve të tyre, edhe më pak mos të gjunjëzohen ndaj presionit të thirrjeve të ndonjë partie politike për protesta para selisë së saj, përderisa vendosin për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nëse gjendja faktike vërteton se duhet të votohet përsëri në njësi të caktuara zgjedhore, ajo nuk lejohet si udhëzues për sjellje shkatëruese të çfarëdo parti politike.

Në këtë shtet patjetër duhet të kthehet sundimi i së drejtës si dhe respektimi i ligjeve.

Apelojmë deri te të gjitha palët e interesuar të përmbahen prej procedurave të shpejta dhe të pamenduara dhe ti respektojnë principet themelore të demokracisë dhe vlerave evropiane”, bëjnë me dije nga ana e PLD-së. /albeu.com/

Enjoyed this video?
13
"No Thanks. Please Close This Box!"