Polica nuk sqaron pse e largoi policin shqiptar që shpëtoi Selën!

Published on 20-05-2017

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni ka konfirmuar se ka ndërmarrë masa ndaj policëve të cilët nuk u treguan profesional në punën e tyre gjatë dhunën në Kuvendin e Maqedonisë.

Nga MPB thonë se përmes video materialeve kanë arritur të konfirmojnë sjelljet e tyre joprofesionale dhe se kanë pezulluar 11 policë nga Sektori për Punë të Brendshme – Shkup dhe 4 anëtarë të Njësisë për reagim të shpejtë.  Ata gjithashtu thonë se do të vazhdojnë edhe më tej të hetojnë ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Në media dje u publikuar se ë mesin e të pezulluarve është edhe ndihmës ministri i angazhuar për çështje telekomunikimi Nebojsha Stajkoviq, i cili do të mbajë përgjegjësi për mos funksionimin e tetra- sistemit, i cili regjistron komandot nga drejtoritë kryesore në MPB siç janë Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Byroja për Siguri Publike dhe drejtoria e gjashtë, gjatë dhënies së urdhrave në masa operative dhe aksione policore. Ndërkohë, disa nga lajmet janë se është suspenduar edhe Feta Alimi, sigurimi i Kuvendit dhe pjesëtari i MPB-së që shpëtoi jetën e Ziadin Selës natën e 27 prillit. Por nga MPB nuk japin sqarime.

Enjoyed this video?
fets
"No Thanks. Please Close This Box!"