Polici maqedonas që udhëhoqi betejën e Kumanovës pritet të esktradohet në Maqedoni

Published on 25-05-2017

Gjykata Supreme greke vendosi sot të ekstradohet shtetasi maqedonas D.V, ish pjesëtar i njësitt anti-terrorist të Ministrisë së Punëve të Brendshm, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas informacioneve në Greqi, për këtë zyrtarë ka fletarrest në Maqedoni, pasi që ai ka ikur nga shteti pas vendimit për arrestimin e tij për posedim të një bombe dhe narkotikëve në shtator të vitit 2016, njofton Meta.

Rreth vendimit përfundimtar për ekstradimin e tij do të vendos ministri grek i drejtësisë, kurse në të njëjtën kohë po pritet se a do të pranohet kërkesa e tij për azil në Greqi.

Avokatët e policit maqedonas kanë theksuar D.V i ka udhëhequr njësitet speciale policore në rastin e Kumanovës më 9 maj të vitit 2015.

Ata theksojnë se në kohën e qeverisjes së Gruevskit ai ishte heroj, kurse pastaj është përndjekur nga forcat shqiptare në Maqedoni. Sipas tyre rastin për posedim të bombës dhe narkotikëve i është montuar.

Enjoyed this video?
kumanova
"No Thanks. Please Close This Box!"