Policia, sovrani dhe demokracia

Published on 10-02-2017

abdullahmehmeti

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkruan:ABDULLA MEHMETI

Nga protesta e qytetarëve në Tetovë kundër kompanisë së hajnave EVN-Maqedoni, më 10 shkurt 2017.

Policia e një shteti demokratik nuk duhet të jetë në asnjë rast kundër interesave të sovranit, në mbrojtje të krimit të oligarkëve në pushtet!

Policia e një shteti demokratik ka detyrime kushtetuese dhe ligjore t’i mbrojë qytetarët kur u cënohen të drejtat, siguria dhe ekzistenca e tyre, jo t’i zbatojë urdhërat e qeverisë, edhe kur ajo është jodemokratike dhe në shërbim të kompanive fitimprurëse, sidomos kur ato mbajnë monopol në interes të oligarkisë pushtetmbajtëse, me vetë faktin se policinë e vendos në rolin e një agjencie private sigurimesh.

Të gjitha të drejtat burojnë nga sovrani, pa edhe mundësia për ushtrimin e pushtetit dhe dhënia e urdhërave, të cilat nuk guxojnë të jenë të padrejta dhe kundër interesave të qytetarëve!

Populli do t’ua ndalë frymën, para se ju t’ia hani edhe opingat!

 

Enjoyed this video?
abdullahmehmeti
"No Thanks. Please Close This Box!"