Pollozhani: Ajo që ndodhi në parlament është rezultat i kriminalizimit të partive politike

Published on 04-05-2017

Intervista - Shpëtim Pollozhani

Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politik, në një intervistë për Lajm TV ka vlerësuar ngjarjet e fundit politike, me theks terrorin e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Ajo që ndodhi në parlament është rezultat i kriminalizimit të partive politike, të cilët duke dashur të grumbullojnë sa më tepër vota, sikur bënin gara njëra me tjetrën cila do mbledh më tepër kriminel në radhët e veta dhe kjo u vërtetua”, veçoi mes tjerash Pollozhani.

Sipas tij, këto struktura kanë mekanizëm të dhunës brenda vetes, dhe kjo- potencon ai- patjetër të shpërthente.

Intervistën e plotë do të mund ta ndjekni ora 17 në Lajm TV.

Enjoyed this video?
Intervista - Shpëtim Pollozhani
"No Thanks. Please Close This Box!"