Poloni: Gjendet një bombë e madhe, evakuohen 10.000 njerëz

Published on 09-07-2017

Ka nisur evakuimi i rreth 10 mijë personave në lindje të Polonisë pas gjetjes së një bombe të madhe të Luftës së Dytë Botërore së fundmi gjatë punimeve në rrugë, njoftojnë zyrtarët polakë.
Banorët në qytetin lindor Bialystok dhe Suprasl janë duke u ngarkuar nëpër autobusë për t’u dërguar në shkolla, ku edhe do të qëndrojnë derisa bomba të largohet në mënyrë të sigurt, transmeton Express.
Anna Kowalska, zëdhënëse e qytetit Bialystok, ka thënë për AP-në se evakuimi ka nisur.
Ajo ka theksuar se rreth 10 mijë persona janë të regjistruar si banorë në këtë zonë të prekur.

Enjoyed this video?
poloni
"No Thanks. Please Close This Box!"