Postet, Aleanca kërkon 3 Zv.ministra dhe 3 sekretarë

Published on 09-06-2017

Partitë qeveritare akoma nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth ndarjes së eshalonit të dytë dhe të tretë. Burimet e televizionit Alsat M shpjegojnë se kryeministri Zoran Zaev, për partitë shqiptare BDI dhe Aleanca për shqiptarët ka ofruar 6 poste të zëvendësministrave dhe po aq të sekretarëve shtetërore. Përderisa debati i grupeve të punës është fokusuar se në cilat dikastere të marrin zëvendësministra dhe sekretar shtetëror shqiptarët, ekziston edhe një debat brenda dy partive shqiptare se cilës partie, sa poste t’i takojnë.

Alsat mëson se Aleanca për shqiptarët ka këmbëngulur që postet të ndahen 3 me 3 mes tyre dhe BDI-së, por sipas burimeve tona partia e Ahmetit ka një ofertë tjetër për Aleancën e LR PDSH-së, RDK-së dhe Unitetit. Ahmeti ka ofruar 2 poste të zëvendësministrave dhe 4 të sekretarëve shtetërore duke parashikuar që në konton qeveritare të Aleancës për shqiptarët të ketë edhe një zëdhënës shqiptar të Qeverisë.

Partitë shqiptare po synojnë zëvendësministra në dikastere relevante. Alsat edhe më herët informoi se për shqiptarët kësaj radhe mund të kenë kuadro të eshalonit të dytë në Mbrojtje, ministrinë  Brendshme, të Arsimit, Financa, Punë dhe politikë sociale dhe atë të Transportit dhe lidhjeve. Veçmas pakos së zëvendësministrave, akoma nuk dihet se ku partitë shqiptare do të adresojnë sekretarët shtetërorë.

Të pyetur një për një nga Alsat, partitë qeveritare kanë të njëjtin qëndrim, se bisedimet po vazhdojnë dhe pas ndarjes së posteve do të dihet edhe emrat. Njëzëri përgënjeshtrojnë spekulimet në opinion mbi emrat e përfolur.

Ndërkohë BDI po përballet edhe me problemin e përçarjes së degëve të cilat nga kulaçi qeveritarë nuk arritën të dërgojnë përfaqësues, respektivisht dega e Sarajit dhe ajo e Kumanovës. Kjo e fundit në mungesë të koordinatori ka kërkuar që për Kumanovën të mos flasë ministri i Ekologjisë Sadulla Duraku i cili vjen nga dega e Likovës./Alsat

Enjoyed this video?
Qeveria-e-re-Maqedonisë-1-780x439
"No Thanks. Please Close This Box!"