Prania e agjentit serb në Kuvend më 27 prill, dalin detaje të reja (FOTO)

Published on 26-09-2017

“Oficeri serb në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni, Goran Zhivaljeviq, nuk ka kërkuar leje
dhe as nuk ka pasur të drejtë ta kërkojë nga shërbimet e kundërzbulimit ose qeveria”, deklaroi
mbrëmë drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Nikollovski.

Sipas tij, Drejtoria per Siguri dhe Kunderzbulim (DSK) deri atëherë ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me përfaqësuesit e serbë të shërbimeve të sigurisë BIA, dhe me oficerin e saj për lidhje në Maqedoni, si pjesë e bashkëpunimit operativ që DSK ka me 50 shërbimet e huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nikollovski ishte i vendosur se në Maqedoni nuk ka më përgjime pa urdhër të gjykatës.
“Përgjohet vetëm legalisht, nuk ka përgjime ilegale”, tha Nikollovski. Ai gjithashtu shtoi se në drejtorinë e tyre ekziston furgon, por nuk është i verdhë dhe përdoret për aktivitete ofensive

Enjoyed this video?
21
"No Thanks. Please Close This Box!"