Presidenti Thaçi: Dilni sa më shumë e votoni

Published on 22-10-2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale. Ai bashkë me gruan dhe djalin Edritin, kanë votuar në qendrën e votimit në shkollën fillorë “Faik Konica’, të Prishtinës.

Thaçi ka bërë thirrje për një proces të qetë zgjedhorë si dhe i ka lutur qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

“Ju inkurajoj për një votim më masiv. Është një fillim i mbarë i ditës sot. Shpresoj që i gjithë mekanizmi politik, shoqëria civile, mediat, të gjithë vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtarë do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces i rëndësishëm demokratik për Kosovën të përmbyllet suksesshëm”, ka thënë Thaçi pas votimit.

Kosovarët sot kanë filluar votimin për kryetar dhe kuvende komunale, në 38 komuna të Kosovës. Në zgjedhjet lokale janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, në 899 qendra votimi me 2505 vendvotime. Në garë për kryetar komune janë 204 kandidatë në 38 komuna të Kosovës.

Që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm e deri në orën 19:00 do të jenë të hapura qendrat e votimit për qytetarët me të drejtë vote.

Zgjedhjet e 22 tetorit do të monitorohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare./Express/

Enjoyed this video?
2_1508661239-9281756
"No Thanks. Please Close This Box!"