Prezantohet pasardhësi i telefonit që mund të lahet me detergjent [video]

Published on 31-01-2017

mobil me la

Doni të bëni dush me smartfonin tuaj? Tani mund ta bëni atë.

Kyocera Corporation dhe KDDI Corporation kanë prezantuar smartfonin e ri Rafre, transmeton Koha.net. Smartfoni i ri është pasardhës i Digno Rafre, i cili është lansuar në dhjetor të vitit 2015 si telefoni i parë botë që mund të lahet me detergjent. Po, edhe me sapun.

Gjenerata e dytë e telefonit që mund të lahet me detergjent do të jetë rezistent edhe ndaj shkumës së sapunit të trupit dhe të duarve, që nënkupton se mund të lani smartfonin tuaj ndërsa bëni dush.

Gjithashtu, mund të përdorni telefonin me dorëza ose duart e lagura.

Sa i përket specifikave, Rafre vjen ekran 5-inç, 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD, baterinë prej 3 mijë mAh, sistemin operativ Android 7.0 Nougat, si dhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Rafre do të jetë në dispozicion në tre ngjyra – rozë, të bardhë dhe të kaltër. Në dispozicion për shitje do të jetë nga muaji mars në Japoni.

Për më tepër shikoni videon më poshtë./Koha

Enjoyed this video?
mobil me la
"No Thanks. Please Close This Box!"