Prezantohet zyrtarisht Ulefone Gemini Pro

Published on 29-05-2017

Prezantohet zyrtarisht Ulefone Gemini Pro

Ulefone ka prezantuar telefonin e ri Ulefone Gemini Pro, pajisje mjaft interesante me një çmim të lirë, që do të sjellë mjaft shumë përvojë.

Pajisja ka ekran 5,5″ FullHD me mbrojtje Gorilla Glass 3, procesor prej dhjetë bërthamash Helio X27, 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme, e cila përmes kartelës së memories mund të zgjerohet deri në 256 GB.

Përveç harduerit të fuqishëm, pajisja posedon edhe kamerë të dyfishtë, e cila përbëhet nga dy sensorë Sony IMX258 me rezolucion 13MP. Njëri nga sensorët është monokromatik që nënkupton fotografi më të mira në kushte të natës. Këto kamera janë të afta që të bëjnë video në rezolucion 4K, por edhe të bëjnë fotografi 3D, transmeton KosovaPress.

Telefoni posedon edhe kamerën për selfi prej 13 MP, e cila posedon dritën e butë për fotografim natën. Kur shikojmë specifikat duket se kemi një pajisje të shkëlqyeshme për ata që dëshirojnë kamerë të mirë dhe të mos shpenzojnë shumë para për një telefon.

Bateria ka kapacitet 3.680 mAh, ndërsa mbushja e telefonit bëhet për një orë e gjysmë përmes rrugës së USB Type C. Pajisja vjen me versionin e fundit Android 7.1.1 Nougat.

Përveç specifikave, pajisja ka edhe dizajn që përkujton në iPhone, të cilit i kontribuon edhe butoni nën ekran në të cilin gjendet skaneri për gishtërinj.

Shtëpiza e pajisjes është e tëra nga metali dhe do të jetë e pranishme në dy lloj ngjyrash- e kuqe dhe e zezë. Para-dërgesat nisin në fund të këtij muaji, ndërsa dërgesat në qershor. Nuk ka informacione për çmimin, por pritet që ai të sillet diku rreth 200 dollarë./Arbresh.info/

Enjoyed this video?
Prezantohet zyrtarisht Ulefone Gemini Pro
"No Thanks. Please Close This Box!"